Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen On:  android 2017 Android  iphone  iOS 

Armend Rexhepagiqi

Tuesday, 11 April 2017 12:36

armendi

Armend Rexhepagiqi, lindur më 5 Prill 1966, në Prishtinë, është këngëtar dhe kompozitor i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).

Që në shkollë të mesme në vitet 1983/1984, Armendi këndonte dhe ishte i njohur.

 

Armend Rexhepagiqi gjithë jetën ka kënduar, me zërin karakteristik dhe emocionin qe derdh ne interpretime, ai ruan origjinalitetin dhe pasuron muzikën argëtuese. Ai njihet si legjenda e muzikës shqiptare, që ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë .

 

Ne vitin 1990, ai përfaqësoi denjësisht Kosoven ne Jugovizion për zgjedhjen e këngës kombëtare për garën e Eurovizionit. Kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami mami”.

 

Ne festivale shqiptare rrëmbej shumë çmime të rendesishme, ndëkohe si kompozitor ka bashkëpunuar me emra te ndryshem si Jehona Sopi, Lori, Blertina Shabani, Nora Istrefi, Tuna, Ryva Kajtazi, Leonora Jakupi, Rovena Dilo, etj.

 

Armend Rexhepagiqi që prej kohësh është i martuar me këngëtaren, kompozitoren dhe tekstshkruesen e mirënjohur Aida Barakun.

 

Aktualisht Armend Rexhepagiqi i mungon skenes muzikore. Ka thënë se do te rikthehet së shpejti me diçka te re.

 

Leave a comment