Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Kripa ju shpëtonë jetën

Tuesday, 10 October 2017 12:12

20160520175437679786 750x500

Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri. I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.

 

Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

 

Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.

 

Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.

 

Leave a comment