Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Të mirat shëndetësore të qajit të zi

Wednesday, 11 October 2017 14:03

benefits of black tea

Çaji i zi, ashtu si ai jeshili, ndihmon të bini në peshë por ka dhe përfitime të tjera për shëndetin.

Meritë e faktit që modifikon bakteret e zorrëve, duke rritur metabolizmin. Kështu thuhet në një studim të universitetit të Los Angeles, publikuar në European Journal of Nutrition.

 

Sipas studimit, si çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin por në dy mënyra të ndryshme. Në çajin jeshil është polifenoli, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

 

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për tu përthitur prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.

 

Megjithatë, si gjithmonë, nëse përfshini në dietë çajin duhet të jetë në kontroll të plotë mjekësor. Sepse disa filxhan çaji na bëjnë mirë, por sasia e madhe na bën keq.

 

Leave a comment