Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Policia tregon zbulimet e frikshme në shtëpinë e Michael Jackson më 2003

Thursday, 12 October 2017 13:21

542

Policia kaliforniane më në fund ka bërë të ditur zbulimet shqetësuese që gjeti në shtëpinë e yllit të popit Michael Jackson më 2003.

Një raport i sapobërë publik zbulon se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Neverland, në nëntor 2003, u gjetën sasi të mëdha materialesh pornografike që përfshinin burra, gra e fëmijë. Po ashtu, u gjetën edhe foto torturash të kafshëve dhe materiale sao-mazokiste.

 

Sipas raportit të policisë, vetëm në dhomën e gjumit dhe në banjë u gjetën shtatë koleksione librash e videosh që paraqisnin djem në moshën e adoleshencës apo më të vegjël, të zhveshur ose pak të veshur.



Autoritetet gjetën edhe ilaçe për kurimin e varësisë nga seksi. Jackson ishte në Las Vegas gjatë kohës që autoritetet i kontrollonin shtëpinë dhe nxorën edhe një mandat arresti për të. Ai shkoi vetë në polici sapo u kthye në Kaliforni.

 

Pas një sinjalizimi, autoritetet kontrolluan edhe një depo të blerë nga këngëtari, ku gjithashtu gjetën materiale të shumtë pornografikë, si shënime, ditare, dokumente, foto, shirita audio e video.

 

Hetimi nisi pas një djalë 13-vjeçar, Gavin Arvizo, akuzoi këngëtarin për ngacmim seksual. Disa djem të tjerë bënë akuza të ngjashme, për të cilin thuhet se pagoi rreth 200 milionë dollarë për t’u mbyllur gojën njëzet viktimave seksuale.

 

Jackson u akuzua për nëntë krime dhe rrezikonte deri 20 vjet burg nëse akuzat për ngacmim fëmijësh vërtetoheshin. Megjithatë, juria e shpalli të pafajshëm në qershor 2005.

 

Leave a comment