Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Apple me risi në iOS 11.0.3

Thursday, 12 October 2017 15:23

hack

Për fat të mirë me këtë përditësim Apple do të lejojë përdoruesit ti përdorin këto iPhone. Apple publikoi ditën e sotme përditësimin e tretë të iOS 11 që nga debutimi një muaj më parë.

Përditësimi përmban disa probleme specifike të sistemit operativ. Sipas shënimeve të publikuar nga Apple, ky përditësim adreson këto problematika:

 

Rregullon një problem me audion dhe “haptic feedback” të cilët nuk funksionojnë në disa modele iPhone 7 dhe 7 Plus.

 

Adreson një problem me prekjen ku ekrani i disa iPhone 6S nuk përgjigjet sepse nuk janë riparuar me pjesë të verifikuara nga Apple.

 

Lidhur me këtë të fundit Aple sqaron se pjesët e përdorura për zëvendësim të cilat nuk janë të verifikuara mund të kompromentojnë cilësinë e madje të mos funksionojnë siç duhet.

 

Për fat të mirë me këtë përditësim Apple do të lejojë përdoruesit ti përdorin këto iPhone.

 

Duke qenë se nuk përmenden askund performanca e as bateria, me shumë gjasa problemet e shfaqura në këto dy drejtime i takojnë iOS 11.1 që të zgjidhen, një version i cili është aktualisht në beta.

 

Për të shkarkuar përditësimin navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi është 285.5MB dhe mund ta instaloni ose përmes iTunes ose direkt nga telefoni.

 

Leave a comment