Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Fryrja e qirinjve të tortës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

Thursday, 09 November 2017 13:07

Awesome Birthday Cake
Këtë muaj, Universiteti Clemson nxori një studim që mund të ketë vënë bakterofobët dhe prindërit në alarm. Në këtë studim, shkencëtarët kanë gjetur që fryrja e qirinjve mbi tortë, rezulonte në 1,400 për qind më shumë baktere të përhapura në sipërfaqen e saj.

Sigurisht, fryrja e qirinjve, veçanërisht për të vegjlit, është një traditë ditëlindjeje që e kërkojnë gjithmonë. Në këtë pikë, lajmi i mirë është që mund ta vazhdoni, sipas mjekut Philip M. Tierno, profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në NYU.

 

Fryrja e qirinjve mund të transmetojë disa mikrobe dhe kur këto mikrobe bien mbi sipërfaqen e tortës, të gjithë që hanë ëmbëlsirë, mund të sëmuren. Ky quhet kontakt i tërthortë, ti nuk ke kontakt fizik me të sëmurin, por mikrobet kalojnë te torta dhe nga torta te ty.

 

Jashtë kontekstit, rritja e numrit të mikrobeve të përmendur në studim duket alarmuese, por shumë persona kanë një sistem imunitar, të aftë për të mundur një numër më të lartë mikrobesh që bien në tortë.

 

Nëse do të tregoheshin shumë të kujdesshëm, fëmijët, të moshuarit dhe persona të tjerë me sistem të dobësuar imuniteti që nuk mund t'i mposhtin mikrobet, mund të mendojnë ta lënë pa ngrënë copën e tortës.

 

Në përgjithësi, megjithatë, ne ndërveprojmë me objekte me më shumë mikrobe gjatë ditës. “Veprimtaritë që përfshijnë shumë njerëz, si të kryesh veprime në një bankomat, rrit rrezikun e infeksionit shumë më tepër sesa një person që fryn qirinjtë”, thotë Tierno.

 

Duke qenë që është e pamundur të shmangësh plotësisht bakteret, nuk ka kuptim as që të ndërpresësh plotësisht traditën e ditëlindjes, ti duhet ta lësh djalin që ka ditëlindjen t'i fryjë qirinjtë dhe pastaj të hash copën që të bie në pjesë.

 

Nëse personi që ka ditëlindjen ka qenë gjithë ditën duke tështirë dhe u kollitur, sipas Tierno-s, mund t'i jepni një cupcake personal për të fryrë qirinjtë, ose këndo, qesh dhe mos e prish oreksin deri sa të dalësh nga festa.

 

 

Leave a comment