Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Ngjyrosja e flokëve rrezik për kancerin e gjirit

Friday, 10 November 2017 10:05

hair color home tease today 160506 tease c34beef069191bd00d40de0169f48cb2 780x439

Femrat nuk duhet t’i ngjyrosin flokët më shumë se gjashtë herë në vit, dhe duhet të përdorin përbërës natyral për ta zvogëluar rrezikun prej kancerit të gjirit, paralajmëroi kirurgu britanik Kefah Mokbel.

Femrat që i ngjyrosin flokët kanë 14 herë gjasa më të mëdha të preken prej kancerit të gjirit. Dr. Mokbel vuri në dukje se femrat duhet ta zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj ngjyrave sintetike dhe të përdorin këna dhe ngjyra me bazë bimore.

 

"Edhe pse më shumë hulumtime janë të nevojshme për t’i konfirmuar rezultatet, gjetjet tona tregojnë se ekspozimi ndaj ngjyrave të flokëve mund të shkaktojë kancer të gjirit. Femrave që i ngjyrosin flokët u këshillohet që të shkojnë rregullisht në kontrolle të gjinjve prej moshës 40-vjeçare", paralajmëroi ai.

 

Është e rëndësishme të zgjidhni ngjyra që kanë përqendrim minimal të amineve aromatike si PPD (më pak se dy për qind).

 

"Nuk ka dëshmi se agjentët për kujdesin e flokëve e rrisin rrezikun prej kancerit", tha Mokbel.

 

Në hulumtim u shikua lidhja statike në mes të përdorimit të ngjyrës për flokë dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Supozohet se femrat që i ngjyrosin flokët më shumë e përdorin kozmetikën, dhe kjo kontribuon në rritjen e rrezikut të sëmurjes.

 

 

Leave a comment