Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Nik Xhelilaj

Friday, 10 November 2017 12:03

nik xhelilaj

Nik Xhelilaj (lindur si Kreshnik Xhelilaj) është një aktor shqiptar i lindur në Tiranë më 5 mars 1983.

Në vitin 2004 fillon vitin akademik për dramaturgji në Akademinë e Arteve, Tiranë. Pasi kryen vitin e parë, bëhet protagonist me rolin e tij të parë në filmin Trishtimi i zonjës Shnajder me regji te Piro Milkanit.

 

Në vitin 2008, është sërish protagonist në filmin Alive! me regji te Artan Minarollit.

 

Në vitin 2010, vjen sërish protagonist në filmin "Shqiptari - Der Albaner" me regji te Johannes Naber. Ndër tre filmat ku ai ka qenë protagonist, filmi Der Albaner ka marrë vleresime të ndryshme në festivale ndërkombëtare.

 

Nik Xhelilaj ishte prezantuesi i Festivalit të 50-të i Këngës në RTSH.

 

Është vlerësuar me çmimin "Aktori me i mirë" në festivalin e Moskës, në festivalin e Prishtinës, në festivalin e Antalyas dhe atë Turko-Gjerman të Nurembergut, për rolin ne filmin "Shqiptari - Der Albaner".

 

Filmi Der Albaner gjithashtu është vleresuar me çmimin special të jurisë në Moskë, Prishtinë, Antalya si dhe "Filmi më i mirë" në festivalin e filmit në Gjenevë.

 

 

Leave a comment