Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Ochoa, kampioni i vetëm i Spanjës në Lojëra Dimërore

Saturday, 11 November 2017 10:25

paquito fernandez ochoa copia

I njohur me nofkën "Paquito", Francisco Fernandez Ochoa u lind në Madrid më 25 shkurt të vitit 1950. Ai ishte më i vjetri prej tetë fëmijëve në familje dhe u rrit jashtë kryeqytetit të Spanjës, në qytetin me emrin Cercedilla, në afërsi të resortit të vogël të skijimi, Navacerrada.

Babai i tij udhëhiqte një shkollë skijimi lokale dhe Fernandez Ochoa aty mësoi të skijonte me familjarët e tij, përfshirë edhe motrën, Blanca, të cilët pastaj morën pjesë në katër edicione të Lojërave Olimpike Dimërore.

 

Pasi e provoi veten në ngjarjet e skijimit alpin, "Paquito" zgjodhi sllallomin e vogël si specialitet të vetin.

 

Ai debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore si 17 vjeçar në vitin 1968 në Grenoble të Francës, ku garoi edhe në garën e lëshimit dhe sllallomit të madh. Një vit më vonë ai bëri edhe debutimin në kupën e botës në kuadër të FIS-it.

 

 

Leave a comment