Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Nga 3 deri në 10 euro çmimi i biletave për miqësoren me Letoninë

Saturday, 11 November 2017 10:33

auto letonia1 sp1509866792

Prej tri deri në dhjetë euro kushtojnë biletat për ndeshjen miqësore të Kosovës me Letoninë. Ndeshja e Përfaqësueses A në futboll luhet të hënën nga ora 19:30 në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, ndërsa biletat në shitje kanë dalë të premten, ka njoftuar FFK-ja.

Për tribunën kryesore bileta kushton 10 euro, ndërsa për tribunën tjetër të madhe, atë përballë asaj qendrore, pesë euro. Për tribunat pas portave biletat kushtojnë nga tri euro.

 

"Adem Jashari" të enjten mbrëma ishte arenë e ndeshjes ndërmjet ekipit U-21 të Kosovës dhe atij Izraelit. Kosova pësoi 4:0 para rreth 4.000 shikuesve. Shpresohet për më shumë shikues në ndeshjen e së hënës.

 

Përfaqësuesja luan në vend pas fiks dy vjetësh. Së fundi kishte luajtur më 13 tetor të vitit 2015, kur barazoi me Shqipërinë (2:2). Në Mitrovicë ndeshja e fundit është luajtur më 21 maj të vitit 2014 ndaj Turqisë (1:6).

 

Ndeshja me Letoninë është në një fazë transicioni për Përfaqësuesen e Kosovës. Është e para pas ciklit të dështuar eliminator për botëror, në të cilin Kosova mori një barazim e më pas pësoi nëntë humbje rresht.

 

Po ashtu, është e para pas ndarjes me përzgjedhësin Albert Bunjaki dhe pritet të jetë e fundit para ardhjes së përzgjedhësit të ri. Ndihmësi i Bunjakit, Muharrem Sahiti, do ta drejtojë Përfaqësuesen të hënën. Ai ka udhëhequr edhe stërvitjen e së premtes që ishte e dyta në këtë grumbullim.

 

 

Leave a comment