Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Facebook rilançon aplikacionin Events por tani quhet Local

Saturday, 11 November 2017 11:15

facebook local

Vitin e kaluar Facebook prezantoi Events, një aplikacion më vete i cili grumbullonte të gjitha aktivitetet që mbaheshin afër jush.

Aplikacioni nuk rezultoi një hit dhe ra nga tabela e aplikacioneve më të shkarkuara pak ditë pas debutimit sipas të dhënave të App Annie.

 

Sot Facebook do e provojë sërish. Nga dita e sotme aplikacioni Events do të quhet Local dhe do të inkorporojë informacion rreth bizneseve lokale nga përdoruesit e Facebook.

 

Shumica e informacionit gjendet në Facebook dhe nuk dihet pse kemi nevojë për një aplikacion më vete eventesh.

 

Pjesa më interesante e aplikacionit është kombinimi i kalendarit me listën e aktiviteteve. Rrjeti social mund ta shndërrojë në një aplikacion për shitjen e biletave.

 

Gjithashtu përbën një hap më afër Foursquare dhe Yelp. Local është i disponueshëm për tu shkarkuar në iOS dhe Android.

 

 

Leave a comment