Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Shqiponja nuk bën rezistencë në Portugali

Monday, 13 November 2017 10:05

auto shqiponj sp1510558008

Me vetëm shtatë lojtare në përbërje, Shqiponja e Gjakovës nuk ka mundur të shmangte dy humbje të thella në Portugali. Në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll për femra, Shqiponja është përballur të shtunën e të dielën me skuadrën portugeze ADA CJ Barros.

Të dy ndeshjet janë luajtur në Marinha Grande të Portugalisë. Klubet u morën vesh që të përballen dy herë brenda një fundjave në Portugali, për të zvogëluar shpenzimet.

 

Të shtunën Barrosi fitoi me rezultatin 38:16, ndërsa të dielën rezultati ishte pak më i ngushtë, 37:22.

 

Kështu me rezultat të përgjithshëm 75:38 Barrosi kaloi tutje. Kjo skuadër vetëm për herë të dytë në shtatë pjesëmarrje kalon rreth garash në Evropë.

 

Shqiponja në dy edicionet e kaluara e kishte mbyllur me sukses raundin e tretë për t'u eliminuar më pas. Këtë herë nuk ia doli të arrinte këtë sukses. Mana Ibrahimi me tetë gola ishte bindshëm lojtarja më e mirë të dielën. Ajo të shtunën shënoi shtatë herë dhe po ashtu ishte më efikasja.

 

 

Leave a comment