Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Restoranti më i vjetër në Britani rrezikon të mbyllet për shkak të shqiptarit (Foto)

Tuesday, 14 November 2017 10:12

cafe mamma

Restoranti i vjetër i Kew-it, “Caffe Mamma”, mund të humbasë licencën e tij këtë mbrëmje, pasi dyshohet se ka punësuar një punonjës të paligjshëm. Restoranti ka plot 36 vjet që është i hapur në Richmond.

Më 9 shtator, një shtetas shqiptar u gjet në restorant nga zyrtarë të emigracionit, të cilët thanë se ai punonte në Britani të Madhe pa një vizë të vlefshme. Si pasojë, punonjësi është arrestuar dhe tani do t’i nënshtrohet deportimit.

 

Ndërkohë pronarit të restorantit i është dërguar një njoftim nga ana e Ndëshkimit Civil për punësimin e një punonjësi të paligjshëm, i cili mban një gjobë maksimale prej 20 mijë paund. Lidhur me këtë ngjarje, një nënkomision në Këshillin e Richmond do të vendosë mbrëmjen e sotme nëse do të ndryshojë kushtet e licencës, apo të mos zgjedhë të bëjë asgjë.

 

Për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, një banor i zonës i shkroi Këshillit: “Ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm dhe i këndshëm”. Gjithashtu ai e përshkruan restorantin si një “institucion shoqëror”.

 

“Mëngjesin e një të shtune të kohëve të fundit, pa ndonjë hezitim dhe sigurisht pa asnjë detyrim, ai ndaloi makinën e tij dhe më mori mua së bashku me motrën time. Jose është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar”, shtoi banori.

 

cafe mamma 1

Leave a comment