Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Italia mbetet pa botëror pas 60 vjetësh

Tuesday, 14 November 2017 10:17

auto barazh1 sp1510645534

Pas 60 vjetëve, Italia nuk do të jetë pjesëmarrëse e një botërori. Më 1958 kishte munguar në Botërorin e mbajtur në Suedi, ndërkohë që është pikërisht Suedia që e la pa botërorin “Rusia 2018”.

Suedia e fitoi barazhin për kualifikim në botëror, me rezultatin e përgjithshëm 1:0. Ndeshja e kthimit të hënën mbrëma në Milano u mbyll pa gola, kështu që Suedisë i mjaftoi fitorja në Stockholm para katër ditësh (1:0).

 

Italia dominoi plotësisht në ndeshjen e kthimit, por me gjithë rastet e shumta nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Në fund të ndeshjes, të gjitha statistikat ishin në anën e Italisë, pos asaj kryesore që ka të bëjë me golat. Pati përqindjen e topit në 75 për qind të kohës dhe hiç më pak se 23 tentime në portë.

 

Mbetja jashtë botërorit është një zhgënjim i madh për italianët, kurse seleksionuesi 69-vjeçar, Gian Piero Ventura, është futur në histori si trajneri i dytë që ka dështuar në një mision të tillë pas Alfredo Fonit.

 

Pas këtij dështimi, Ventura pritet të largohet para kohe nga ky post, ndonëse ka kontratë me Federatën e Futbollit të Italisë deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm. Ai në këtë post pati zëvendësuar Antonio Conten që u largua pas përfundimit të “Euro 2016”.

 

 

Leave a comment