Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Xhemaili mbetet i rëndësishëm për Zvicrën

Tuesday, 14 November 2017 10:20

1 1481383262 9776008

Nëse dikush ka pasur ndonjë dyshim për formën fizike të Blerim Xhemailit, atëherë në dy ndeshjet e barazhit që Zvicra i luajti kundër Irlandës së Veriut është bindur se seleksionuesi Vladimir Petkoviq llogarit në mesfushorin shqiptar, pavarësisht distancës dhe numrit të paktë të ndeshjeve.

Xhemaili është pjesë e ekipit nga MLS, Montreal Impact dhe edicionin në SHBA e ka përfunduar para kohës për shkak se ekipi i tij nuk ka siguruar kualifikimin në garat e plejofit.

 

Mirëpo Xhemailin nuk e shqetëson kjo, pasi ai tashmë e ka mendjen te botërori “Rusia 2018”, ku pret të jetë titullar te Përfaqësuesja e Zvicrës. Ai edhe pse nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike, luajti në të dyja ndeshjet kundër Irlandës së Veriut.

 

Petkoviq pati besim te Xhemaili, i cili me bashkëlojtarët e tjerë, siguruan kualifikimin në botëror. Zvicra pas dy ndeshjeve me Irlandën e Veriut kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm 1:0.

 

Në të dyja këto ndeshje Xhemaili ishte titullar te Zvicra edhe pse kishte vetëm 180 minuta lojë në MLS prej ditëve të para të muajit tetor.

 

 

Leave a comment