Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

OnePlus 5T do të vijë me 8 GB RAM dhe 111 GB memorie

Tuesday, 14 November 2017 10:23

auto OnePlus1510651060

Kohëve të fundit është raportuar se kompania OnePlus do të lansojë këtë javë një pajisje të re, OnePlus 5T, e cila do të vijë me 128 GB memorie të brendshme.

Tani, uebfaqja e njohur GFXBench zbulon se OnePlus 5T do të vijë me 8 GB RAM memorie dhe 111 GB memorie të brendshme. Po ashtu, kjo uebfaqe konfirmon se ky telefon do të punojë me sitemin operativ Android 7.1 Nougat.

 

Gjithashtu, GFXBench zbuloi se OnePlus 5T do të vijë me ekran 6-inç me rezolucion prej 2,160 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 835, kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 megapikselë e cila mund të incizojë videot me rezolucion 4K dhe kamerën e përparme po ashtu prej 16 megapikselë e cila mund të incizojë videot me rezolucion prej 1080 pikselë.

 

OnePlus 5T pritet të lansohet pasnesër, më 16 nëntor.

 

 

Leave a comment