Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Shawn Mendes feston me Hailey Baldwin

Tuesday, 14 November 2017 12:16

prc 59893951

Këngëtari i famshëm, Shawn Mendes ishte më i suksesshmi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”.


Mendes në këtë ceremoni u shpërblye me tri çmime dhe si duket gjatë kësaj nate vërtetoi përsëri interesimin e tij ndaj modeles Hailey Baldwin.


Sipas burimeve të gazetës Metro, 19 vjeçari nuk i largonte për asnjë moment sytë nga Hailey.


“Tërë vendi ishte i mbushur me yje, por Shawn e shikonte vetëm Haileyn” tha një burim i afërt që ishte i pranishëm në ndejën e organizuar pas ceremonisë.


Mendes ishte në të vërtetë shumë i disponuar për të festuar pasi në këtë event fitoi çmimet si Artisti më i mirë, Kënga më e mirë, këngëtari më i mirë kanadez dhe çmimin për adhuruesit më të mëdhenj. /radiovalarinore/

 

 

Leave a comment