Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Çka përfitojmë nga çokollata?

Saturday, 02 December 2017 10:12

chololate

Sa më shumë që shkencëtarët mësojnë gjëra të reja rreth çokollatës, aq më mahnitëse duket ajo. Çfarë përfitime tjera mund të sjellë ky ushqim i shijshëm, përveç ndjenjës së njohur të kënaqësisë?

Ja një listë e shkurtër e përfitimeve nga çokollata.

 

Sipas hulumtimeve të fundit, çokollata mund të ndikojë pozitivisht në inteligjencë, duke rritur qarkullimin e gjakut në tru. Efekti i kësaj është se ajo mund të jetë e mirë për përmirësimin e memories dhe përqendrimit të njeriut, si dhe mund të ndihmojë në përshpejtimin e reaksioneve.

 

Çokollata është e mirë për lëkurën e njeriut. Një studim gjerman zbuloi se grave të cilëve u është dhënë të konsumojnë çokollata me kokos çdo ditë për një periudhë prej tre muajsh, e kishin lëkurën më të butë dhe të hidratuar, me gjasë si rezultat i përmirësimit të qarkullimit të gjakut.

 

Çokollata mund të ofrojë disa nivele të mbrojtjes kundrejt sëmundjeve të zemrës. Hulumtuesit zbuluan se konsumimi i çokollatës së errët redukton hipertensionin, nivelet e kolesterolit, dhe e shton mbrojtjen kundrejt mpiksjeve të gjakut.

 

 

Leave a comment