Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Salmoni ka ndikim parandalues ndaj kancerit të gjirit!

Monday, 04 December 2017 10:19

peshku 681x383

Hulumtimet më të reja kanë treguar që me konsumimin e mishit të salmonit dy herë në javë mund zvogëloni rrezikun nga shfaqja e kancerit të gjirit!

Në të vërtetë, studimi kinez i publikuar në British Medical Journal ka treguar që dy porcione mish peshku, siç është salmoni, mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i gjirit.

 

Peshku i yndyrshëm është i pasur me thartira yndyrore omega-3. Këto yndyra kanë rëndësi esenciale për zhvillimin e trurit dhe të sistemit kardiovaskular, mirëpo po ashtu luftojnë edhe cilindo lloj inflamacioni brenda organizmit.

 

Ajo që është më e keqja, trupi nuk mund të prodhojë yndyra omega-3.

 

Hulumtimi i tyre përfshin 80.000 pjesëmarrës dhe më shumë se 20.000 me diagnozën e kancerit të gjirit.

 

Rezultatet kanë treguar që vetëm 0,1 për qind më shumë energji apo 0,1 gram në ditë të omega-3 zvogëlon rrezikun nga kanceri për 5 për qind.

 

Femrat do të duhej të hanin së paku dy racione peshk të yndyrshëm siç janë: harenga, salmoni, toni, sardelet apo skumbria dhe çdo porcion duhet të jetë rreth 140 gramë.

 

Peshku i bardhë, siç është bakalaro, gjithashtu është i mirë, por nuk është edhe aq i pasur me yndyra omega-3.

 

Femrat në Azi kanë më së paku rrezik nga kanceri i gjirit, sepse shumë shpesh hanë mish peshku.

 

 

Leave a comment