Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Stresi emocional shkakton dëmtime në zemër, por edhe infarkt

Tuesday, 05 December 2017 10:19

5a01130c1d000014007f4769

Zemra e thyer mund të shkaktojë dëme në zemër, si dhe infarkt, thotë një studim i ri. Ky është kryesisht rezultat i stresit emocional të shkaktuar zakonisht nga mërzia ose ndarja e keqe.

Në Britani të Madhe mijëra të rritur vuajnë nga i ashtuquajturi takosubo, ose sindromi i zemrës së thyer.

 

 

Studiuesit kanë vërtetuar se zemra mund të dobësohet kur një ngjarje e caktuar në jetë e prek një person. Më parë, mjekët supozonin se këto efekte ishin të përkohshme dhe dëmi nuk zgjat shumë, por ekipi i Universitetit të Aberdeenit e zhvilloi një teori të re.

 

 

Studimi i cili përfshin dhjetëra njerëz që vuajnë nga sindroma e zemrës së thyer ka treguar se ky çrregullim e dobëson përgjithmonë zemrën, si dhe shkakton infarkt. Pacientët gjatë periudhës dyvjeçare kryen rregullisht ultratinguj dhe rezonancë magnetike, ndërsa studiuesit zbuluan se ata që vuajnë nga zemra e thyer nuk janë në gjendje të ushtrojnë dhe se lodhen shpejt.

 

 

“Takotsubo është më e shpeshtë sesa kemi menduar. Studimi ynë i tregon qartë efektet e qëndrueshme negative në zemër. Këta pacientë nuk janë në gjendje të ushtrojnë dhe lodhen shumë lehtë. Hulumtimi ynë tregon se takotsubo duhet të trajtohet me të njëjtën urgjencë sikurse edhe problemet e tjera të zemrës dhe se pacientët kanë nevojë për trajtim të përhershëm”, tha Dana Dawson, udhëheqëse e studimit.

 

 

Leave a comment