Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Suarez: Neymar kurrë nuk do të kalojë te Reali

Tuesday, 05 December 2017 10:37

Barcelona enjoy training session at Emirates Stadium ahead of Arsenal match

Luis Suarez nuk beson se ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, braziliani Neymar, do t'i bashkohet Real Madridit në të ardhmen.

Neymar është larguar nga Barcelona në verën e këtij viti duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.

 


Së fundi është raportuar se Neymar mund të kthehet në La Liga në të ardhmen, por te rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi. Por Suarez nuk beson se kjo do të ndodhë.

 


"Nuk mund ta paramendoj Neymarin duke luajtur për Real Madridin, nuk e shoh këtë të ndodhë assesi", ka thënë Suarez për gazetën "Marca". "Unë e njoh Neymarin dhe e di admirimin që ka ai për Barcelonën dhe ish-bashkëlojtarët e tij dhe për këtë arsye nuk mund ta paramendoj atë të luajë për Real Madridin".

 

 

Leave a comment