Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Berisha për një javë u bë lider te Nymburku çek

Wednesday, 06 December 2017 11:04

dardan berisha

Kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, i është dashur më pak se një javë për t'u stabilizuar në ekipin e tij të ri, CEZ Nymburk.

Ai në fillim të javës së shkuar u largua nga Sigal Prishtina për t'iu bashkuar kampionit të Çekisë, dhe tashmë ka regjistruar dy paraqitje në kampionatin e Çekisë.

 

Në të dyja ndeshjet kundër Usti n/Labem dhe J. Hradec, të cilat Nymburk i fitoi, Berisha ishte startues dhe pati minutazhën më të madhe në parket.

 


Në ndeshjen debutuese, Berisha kaloi 23 minuta në parket dhe kontribuoi në fitoren 111:61 me 11 pikë e pesë asistime. Në ndeshjen e dytë, ai pati 24 minuta lojë gjatë të cilave regjistroi 11 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

 

 

Leave a comment