Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Çaji jeshil përbërësi magjik për dhëmbë të dëmtuar

Tuesday, 09 January 2018 10:14

12 green tea 1

Nëse keni probleme me dhëmbët shkëncëtarët kanë gjetur zgjidhjen për ju.

Pastat e dhëmbëve te zakonshme për dhëmbë të ndjeshëm, nuk kanë efekte afatgjata.

 

Formula e re me baze çajin jeshil mund të lehtësojë dhe të parandalojë dhimbjet. Erozioni është shkaku i zakonshëm i dhimbjes ose problemeve të ndryshme të dhëmbëve.

 

Shumë njerëz kanë ndjeshmëri ndaj pijeve të nxehta ose të ftohta. Tani shkencëtarët kanë shpikur një pastë të re, të bërë me ekstrakt nga çaji jeshil që mund të zgjidhë këtë problem dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

 

Cui Huang nga Universiteti i Wuhan në Kinë dhe kolegët e tij, donin të trajtonin ndjeshmërinë dhe të luftonin bakteret në të njëjtën kohë prandaj erdhen me këtë produkt.

 

Komponimet e çajit të gjelbër gjithashtu veprojnë si një freski natyrore për frymëmarrjen, sipas Dr. Tim Bond nga grupi shëndetësor “The Tea Advisory Panel”.

 

Ai tha: “Është e njohur se çaji jeshil ka një numër përfitimesh për higjienën dentare dhe orale. Ekstraktet e çajit jeshil ndalojnë depërtimin e materialeve që përmbajnë sheqer në dhëmbë, duke ndaluar kështu dhe prodhimin e acideve që përshpejtojnë erozionin e sipërfaqes së dhëmbit”.

 

Leave a comment