Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Laptopët e rinj të Lenovos vijnë me Alexa dhe Dolby Vision

Wednesday, 10 January 2018 13:01

auto Capture1515581067

Kompania e njohur Lenovo ka lansuar përditësimin e laptopëve të saj ThinkPad X1 Carbon dhe X1 Yoga i konvertueshëm.

Tani, këto dy modele vijnë me procesor të gjeneratës së tetë Kaby Lake dhe ofrojnë mundësinë për karikim përmes portit USB-C.

 

Po ashtu, vijnë edhe me disa veçori të reja të cilat i shohim për herë të parë në laptopët e prezantuar në CES 2018: asistentin Alexa të Amazonit dhe mbështetjen për formatin Dolby Vision HDR.

 

Të dy laptopët kanë mikrofonët e fuqishëm përmes të cilëve mund të flisni me Alexan me një largësi të caktuar, për shembull përmes dhomave të tjera. Po ashtu, përmes zërit tuaj mund të ‘zgjoni’ laptopin tuaj.

 

Një paralajmërim: Alexa nuk do të jetë në dispozicion për laptopët X1 gjatë lansimit, por do të vijnë me një përditësim të ri të këtij softueri diku gjysma e parë e këtij viti.

 

 

Leave a comment