Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Milani i qetë në afatin e janarit

Thursday, 11 January 2018 10:53

auto MIlan1514208188

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, e ka bërë të qartë se klubi nuk do të bëjë blerje gjatë janarit, por ka insistuar se kuqezinjtë nuk kanë paguar më shumë se ç’duhet gjatë verës.

Milani bëri revolucion në ekip gjatë verës, por është 12 pikë larg vendit që siguron Ligën e Kampionëve.

 

“Freskimi [i ekipit] është faktor i rëndësishëm”, ka thënë Mirabelli për Gazzetta dello Sport. “Këtë vikend do të jem në Gjermani për t’i shikuar disa lojë. Po flas për përditësim, jo për tregun e transferimeve”.

 

“Nuk do të bëjmë asgjë, po ua them këtë si informatë zyrtare. Mund të ketë largime, por këto janë gjëra të vogla”, ka shtuar ai.

 

“Një prej emrave që po qarkullon, njëri që ka oferta konkrete është Gustavo Gomez. Por pasi keni blerë 11 lojtarë, a mendoni se është e drejt të blesh të 12-in? Patëm një kampanjë të mirë gjatë verës dhe do të ketë kohë për gjithçka” përfundoi Mirabelli.

 

 

Leave a comment