Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Loja Game Boy origjinale rikthehet në shek.21

Thursday, 11 January 2018 10:59

t2hx9m2xznilspl2qcx3

Fillimisht janë kthyer NES Mini e SNES Mini, ndërsa tani është koha për Nintendo’n origjinal Game Boy që ta bëjë rikthimin e tij në shekullin e 21-të.

Zhvilluesi Hyperkin është duke punuar jo zyrtarisht në një version identik të konsolës klasike, e cila duket të ketë dimensionet e njëjta të Game Boy origjinal të prodhuar në 1989-ën.

 

Kjo pajisje, e quajtur Ultra Game Boy, do të bëhet nga alumini e jo nga plastika siç ishte më parë duke e bërë atë më të rezistuese nga gërvishtjeve.

 

Dhe sipas raportimeve të fundit, mendohet se do të ketë ekranin LCD për t’u parë më mirë lojërat bardhë e zi, duke përfshirë Tetris e Super Mario Land.

 

Ultra Game Boy pritet të ketë bateri me jetëgjatësi 6 orë, portë USB për mbushje e zmadhues zëri, ndërsa prite të dalë në shitje gjatë kësaj vere me çmim nën 100 euro.

 

 

Leave a comment