Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Kosova kundër gjigantit botëror - Polonisë

Friday, 12 January 2018 10:28

auto 26730840 1862752700463427 7238181528886596893 n1515744445

Pa shpresë për kualifikim, por me synim për të ngritur nivelin, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të enjten ka udhëtuar për në Portugali.

Në qytetin portugez Povoa de Varzim, hendbollistët e Kosovës prej së premtes (sot deri të dielën i luajnë tri ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve evropiane për botërorin që vitin tjetër mbahet në Danimarkë e Gjermani.

 

Vetëm fituesi i grupit kalon tutje, përkatësisht kualifikohet për fazën e plejofit, ndërsa Kosovës nuk i jepen shpresa në grupin e katërt ku janë edhe Polonia, Portugalia e Qipro.

 

Ndeshja e parë, që luhet të premten (sot) nga ora 18:15, vlerësohet më e vështira për Kosovën. Përballë hendbollistëve të përzgjedhësit Taip Ramadani do të jetë Polonia, që vlerësohet lart në hendbollin evropian dhe që befasisht ka mbetur jashtë Evropianit, që po të premten (sot) nis në Kroaci.

 

 

Leave a comment