Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs per arkitekt 20173

 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Evertoni konfirmon interesimin për Walcottin

Friday, 12 January 2018 10:38

auto Walcott1512497945

Sam Allardyce ka konfirmuar se Evertoni është i interesuar në transferimin e Theo Walcott nga Arsenali dhe se bisedimet janë duke vazhduar.

28-vjeçari pritet të largohet nga londinezët pasi ka dështuar të gjejë një vend në formacionin e Arsene Wengerit.

 

Evertoni është duke i prirë garës për shërbimet e anglezit dhe Allardyce ka konfirmuar se kanë bërë kërkesë zyrtare për transferimin e tij.

 

“Nëse arrijmë ta sigurojmë, do të isha i lumtur. Nëse e sigurojmë do të ishte përforcim shtesë për ne në fazën e sulmit”, ka thënë Allardyce.

 

“Janë dy-tri arsye [për interesim]: golashënues, i shpejtë, përvojë dhe është i mirë në asistime me harkimet e tij. Nëse është i mundur, do të ishte mirë. Nuk ka asgjë konkrete, por bisedimet po vazhdojnë”.

 

Leave a comment