Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Ushqimet që ndihmojnë me tensionin e lartë

Thursday, 08 February 2018 10:22

auto measuring blood pressure1485241079

Shumë persona vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, andaj edhe duhet të kenë kujdes në dietën e tyre.

Përmes ushqimeve dhe medikamenteve këta personat që vuajnë nga hipertensioni tentojnë që të mbajnë në nivel shtypjen e gjakut. Përveç medikamenteve të dhëna nga mjeku ju sugjerojmë të përdorni disa ushqime që mund të ndikojnë në ngritjen e tensionit.

 

Limoni
Limoni është ilaqi më i mirë për hipertensionin. Është i njohur për t’i bërë venat e gjakut të buta dhe fleksibile, duke ulur kështu nivelin e shtypjes së gjakut. Limoni ka nivel të lartë të Vitaminit C, e cila reagon si antioksidant, dhe duke larguar rrënjësisht nga trupi.

 

Farat e shalqirit
Farat e shalqirit përmbajnë një përbërje e cila quhet cucurbocitri, e cila ndihmon që të zgjerohen kapilarët e gjakut. Në të njejtën kohë, po ashtu ndihmon në përmisimin e funksionimit të veshkës. Kjo ndihmon në reduktimin e nivelit të presionit të gjakut dhe ndihmon shumë në artrit.

 

Hudhra
Edhe nëse e gatuani apo jo hudhrën, ajo ndihmon që të kontrolloni nivelin e lartë të presionit të gjakut dhe në të njejtën kohë e ul nivelin e kolesterolit. Hudhra ndihmon që të qëtësojmë enët e gjakut duke simuluar prodhimin e oksidit nitrik dhe sulfid hidrogjenit.

 

Bananja
Bananja ëshët një nga ushqimet që njerëzit me presion të lartë të gjakut mund të han regullisht që ta kontrollojnë nivlenin e saj. Bananja është e pasur me kalium, e cila e ul efektin e sodiumit. Kështu, provoni t'i hani një ose dy banane në dit. Bashkë me banane mund të përdorni edhe këto: kajsi të thatë, rrushë të thatë, lëng portokalli, spinaq, kungulleshkë etj

 

 

Leave a comment