Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +381(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Andrea Boçeli

Friday, 09 February 2018 12:27

161220 sykes andrea bocelli omzdzj
 Andrea Boçeli  lindi më 22 shtator të vitit 1958 në një fshat në rajonin e Toskanës.

Në moshen 6 vjecare nisi të studiojë pianon. Pak vite më pas filloi të marrë mësime për flautë dhe saksofon. Pas ushtrimeve të pianos ai i kushtonte shumë kohë edhe kantos. Dukej qartë se ai femijë kishte lindur për të kënduar.

 

Me të përfunduar gjimnazin ai u regjistrua në Universitetin e Pizes për jurisprudencë (drejtësi). Megjithëse pas katër vitesh u diplomua, pasioni dhe ëndërra e tij vazhdonte të ishte muzika sidomos ajo lirike.

 

Mësimet e para për tenor i mori prej një nga ekspertët e kësaj fushe, Franko Koreli. Jeta prej tenori nuk kishte shumë të ardhura materiale kështu edhe Andrea si shumë të tjerë, filloi të këndonte nëpër klube nate.

 

Gjate kesaj kohe u njoh me Eriken  e cila do te behej gruaja e tij dhe do t´i dhuronte dy femije Amos dhe Mateo.

Zyrtarisht kariera e Bocelit filloi ne 1992. Zucchero (Xukero) po zhvillonte nje audicion për "Miserere", nje projekt i Luciano Pavarottit. Fituesi do te kishte mundesine te punonte me tenorin e madh. Ishte pikerisht Pavaroti qe zgjodhi zerin e Andreas kur po degjonte regjistrimet.

 

Nje vit me pas nenshkroi kontraten e tij te pare si prfesionist me shtepine diskografike "Sugar" e cila ishte ne pronesi te Katerina Kazelit. Ishte pikerisht kjo e fundit qe e bindi te merrte pjese ne Festivalin e Sanremo ku fitoi vendin e pare ne kategorine për te rinj.

 

Si fitues kishte te drejten te merrte pjese ne Festivalin e Sanremos te nje viti me pas.

Andrea konkuroi me "Il mare calmo della sera" (Deti i qete i mbremjes), nje kenge qe ne perfundim te festivalit do te vazhdonte te shiste shume disqe.

 

Ne gusht te 1994 publikoi albumin e tij te pare qe mban titullin e kenges qe e beri te famshem. Shitjet e shumta bene qe Boceli te fitonte për here te pare diskun e platinit. Ne 1995 mori pjese serish ne Sanremo, kete here me "Con te partirò" (Me ty do te nisem), kenga qe beri albumin e tij te dyte "Bocelli" te shiste 2 milion kopje dhe te vleresohej serish me diskun e arte.

 

Po ate vit nisi turnene e tij te pare "Night of the Proms", ku Andrea ishte i shoqeruar nga artiste me emer.

 

Kur dukej se kishte arritur kulmin Andrea publikoi albumin e tij te trete me titull "Romanza". Gjate vitit 1996 ku album theu çdo rekord muzikor ne Itali. Vetem 6 jave pas hedhjes ne treg ky album ishte vleresuar me diskun e arte ne te gjitha shtetet ku ishte publikuar. Kritika boterore e krahsaonte me te madhin Enriko Karuzo.

 

Pas shume disqesh, koncertesh dhe turneshe me ne fund ne maj te 2002 Andrea realizoi ëndrrën e tij për te interpretuar ne operen e Puçinit "Tosca". Suksesi ishte i jashtezakonshem.

Opera u perserit me te njejtin sukses ne Angli, France, Gjermani, Spanje dhe ShBA. Albumi i tij i fundit "Andrea" u publikua ne gusht te 2004. Aty perfshihen dhe disa kenge tekstet e te cilave janë shkruar nga: Maurizio Costanzo, Lucio Dalla dhe Enrique Iglesias. Suksesi i tij ka terguar se Boceli është nje nga zerat italiane me te pelqyer te momentit nepër bote.

 

 

Leave a comment