Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Zbulohet kodi sekret i Apple!

Saturday, 10 February 2018 10:59

1
Nga ekspertët është cilësuar si rrjedhja më e bujshme në histori e informacionit.


Një përdorues, i cili ka mbetur anonim, ka arritur të zbulojë së fundmi një komponent kyç të kodit burimor të iOS në GitHub.

 

Tashmë Apple e ka tërhequr kodin, por jo përpara se miliona përdorues ta shkarkonin atë. Apple u detyrua të përdorte “Aktin Për Mbrojtjen e të Drejtave Dixhitale të Autorit” për të hequr kodin duke konfirmuar se ka qenë i vërtetë.

 

Kodi i përkiste iOS 9.3 dhe është publikuar në Pranverë të 2016-ës. Ai quhej iBoot dhe siç emri sugjeron kontrollonte procesin e “boot-up” sa herë që ndizni iPhone.

 

Ndërsa mund të konsiderohet si diçka e madhe, rrjedhja e informacionit është gjithashtu e rrezikshme në këtë rast. Situata është kaq e ndjeshme saqë Apple paguan deri në 200,000 dollarë ata që gjejnë probleme sigurie në kodin në fjalë.

 

 

Leave a comment