Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Përfitimet e mëdha shëndetësore të ecjes

Saturday, 10 March 2018 10:20

trcanje1 1200x560

Në ditët e sotme, kemi harruar të ecim. Me dashje ose jo, e kemi kthyer ecjen në opsionale.

Për shumë nga ne e ecura më e gjatë është nga dera e punës te makina, nga makina tek hyrja e shtëpisë, apo kafeneja ku sërish shkojmë për t’u ulur.

 

Kemi harruar të ecim…por ecja është thelbësore për shëndetin. Për shëndetin fizik dhe atë mendor.

 

Ecja të lejon të përjetosh momentin, ta njohësh dhe ta ndjesh atë, në të gjitha dimensionet e tij, jashtë apo brenda teje.

 

Kur nget makinën, vëmendja jote është e përqendruar aty dhe nuk të lë të shijosh qiellin, diellin, aromat apo qoftë edhe zhurmat, njerëzit, veten.

 

Por kur ecën, mundësitë për të perceptuar, për t’u lidhur me botën e jashtme e të brendshme njëkohësisht, për të jetuar atë që po ndodh aty, pikërisht në atë moment, janë të pafundme.

 

Të gjithë kemi nevojë për më shumë të tashme në jetët tona. Ecja na e mundëson këtë.

 

E praktikuar në këtë lloj forme, ajo është një lloj meditimi dhe quhet “mindful walking” – ecje e vetëdijshme, e ndërgjegjësuar.

 

Ecje e vetëdijshme do të thotë të jesh i përgjegjshëm, në kontroll dhe në dijeni të plotë të hapave që hedh dhe të frymëmarrjes, gjithashtu.

 

Të jesh i përqendruar, të ndjesh e të kuptosh lëvizjet e trupit tënd teksa e bën, këmbët që prekin tokën dhe ngrihen prej saj, të gjitha ndjesitë apo perceptimet në lidhje me gjithçka që ndodh jashtë e brenda teje.

 

Ecja e vetëdijshme nuk kërkon një vend të veçantë apo një destinacion të caktuar.

 

Ajo mund të praktikohet kudo, në natyrë apo në mes turmës së njerëzve, mes takimeve të punës apo në parkingun e një qendre tregtare, në dhomë apo oborrin e shtëpisë, zbathur apo me këpucë.

 

Por cilat janë përfitimet e ecjes?

 

Redukton rrezikun për sëmundjet koronare;

 

Rregullon tensionin e gjakut;

 

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve;

 

Ndihmon në ruajtjen e peshës trupore;

 

Ul rrezikun për obezitet;

 

Redukton rrezikun për osteoporozë;

 

Redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës;

 

Redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë;

 

Përmirëson gjendjen emocionale;

 

Redukton stresin;

 

Ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri;

 

Ndihmon për artriti.

 

Leave a comment