Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Samsung Galaxy S9+ vs iPhone X, cili është më i shpejtë

Monday, 12 March 2018 10:46

galaxy s9 mi iphone x mi daha hizli 8vzh

Së fundmi, gjiganti i teknologjisë Samsung ka lansuar dy smartfonët e rinj të avancuar – Galaxy S9 dhe S+, por shumica pyesin se cilat janë aftësitë e këtyre dy smartfonëve në mënyrë për të konkurruar rivalët, siç është iPhone X i Applet.

Për ata që u intereson të dinë rreth performancës së këtyre smartfonëve, EverythingApplePro ka publikuar një video në të cilën shihet se ka testuar shpejtësinë Galaxy S9+ dhe të iPhone X.

 

Duhet theksuar se të dy këta smartfona kanë harduer dhe softuer të ndryshëm, që nënkupton se si do të reagojnë në proceso secili nga komponentet e harduerit dhe softuerit. Megjithatë, sa i përket performancës, duket se Galaxy S9+ e mundi iPhone X-in.

 

Kur është fjala për aktivizimin e aplikacioneve të freskëta dhe procesimin e fotografive të mëdha apo videove, është e qartë se fitues është iPhone X, ku fitoi raundin e parë.

 

Pavarësisht kapacitetit të RAM memories apo mënyrës se si e menaxhon iOS memoriet, nuk është aq i mirë kur është fjala për riaktivizimin e aplikacioneve të cilat tashmë kanë qenë të hapura.

 

Kjo e mundësoi Galaxyn S9+ të fitojë raundin e dytë dhe të bëhet fitues i qartë nga një diferencë shumë e mirë.

 

Kjo është diçka që Apple patjetër duhet ta ketë parasysh në telefonat e ardhshëm, pavarësisht nëse duhet të jetë ndonjë përditësim i softuerit apo harduerit.

 

Për më tepër, shikoni videon dhe shihni krahasimet se cili punon më shpejtë, Galaxy S9+ apo iPhone X.

 

Leave a comment