Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Selena Gomez dhe Justin Bieber po pushojnë nga njëri tjetri!?

Tuesday, 13 March 2018 10:10

87032

Siç duket çifti i shumë përfolur Selena Gomez dhe Justin Bieber po kalojnë në një fazë jo të mirë të lidhjes së tyre.

Ka disa ditë që çifti nuk po shihen duke kaluar kohë së bashku, dhe sipas thashethemeve, arsyeja për këtë është nëna e Selenes.

 

Mirëpo, kjo është demantuar nga një burim i afërt me çiftin, duke thënë se nëna e Selenës, edhe pse e ka pranuar publikisht se nuk i pëlqen lidhja e vajzës së saj me Justin, nuk është arsyeja pse Justin dhe Selena nuk po takohen këto ditë.

 

“Ata nuk janë larguar nga njëri tjetri për arsye të nënës. Ata kanë problemet e tyre si çdo çift, ka thënë burimi për revistën “People”.

 

“Selena nuk do ta bazonte lidhjen e saj në fjalët e nënës së saj. Ata kanë disa mospajtime, por kjo nuk do të thotë që pas një jave ata nuk të shihen prapë së bashku në publik”, ka shtuar tutje burimi, duke hedhur poshtë thashethemet e shumta rreth çiftit. /radiovalarinore/

 

Leave a comment