Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Katy Perry përlotet nga historia dhe performanca e kandidatit në “American Idol” (Video)

Tuesday, 13 March 2018 10:12

david fransisco american idol audition 03

Ka disa ditë që ka filluar edicioni i ri i “American Idol”, ku shumë kandidatë e shfrytëzojnë rastin të tregojnë aftësitë e tyre në këndim.

Një nga kandidatët, i quajtur David Francisco, ka emocionuar jurinë jo vetëm me performancën e tij, por edhe me historinë se si ai kishte humbur të ecurit.

 

Kandidati 25 vjeçar ka treguar se në vitin 2016 ai ishte goditur nga një veturë dhe si pasojë kishte mbetur i palëvizshëm nga pjesa e poshtme e trupit.

 

Por, pas shumë intervenimeve, ai sot mund të lëvizë, e një arsye është edhe e dashura e tij e cila i ka qëndruar pranë gjatë tërë kohës, e gjithashtu edhe derisa ai ka kënduar në audicion.

 

David fillon ta këndojë këngën “Isn’t She Lovely”, ndërsa Katy Perry nga ana tjetër, si pjesëtare e jurisë fillon të qajë, pasi emocionohet nga performanca dhe historia prekëse e Davidit. /radiovalarinore/

 

Leave a comment