Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Rashica: Jam krenar me golin tim të parë për këtë ekip madhështor

Tuesday, 13 March 2018 10:46

csm 8ca6688b5994de1eeadc889fa5c109bc80c935f7 fp 1000 600 1 3 d370a5be41

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, ndihet krenar me golin e tij të parë për skuadrën e re, Werder Bremen.

Werder Bremen fitoi mbrëmë 3:1 ndaj Kolnit, në një ndeshje të Bundesligës para adhuruesve të vet, ku një nga golat e shënoi Milot Rashica.

 

Për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, ky ishte goli i parë me skuadrën e tij të re, Werder Bremen, si dhe i pari në “Weser-Stadium”.

 

Ai shënoi në minutën e 58-të për rezultatin 2:1, duke i ndihmuar skuadrës së tij t’i fitojë tri pikë të rëndësishme.

 

Pas ndeshjes, Rashica i ka falënderuar tifozët vendas për atmosferën fantastike dhe përkrahjen e skuadrës deri në minutën e fundit.

 

"Çfarë ndeshje!! Ende i eksituar. Stadium madhështor, atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, të cilët na përkrahën deri në minutën e fundit. Krenar që e shënova golin e parë për këtë ekip madhështor dhe të parin ën Weser-Stadium”. Faleminderit djem!”, ka shtuar Rashica në profilin e tij në Facebook.

 

Kjo fitore ngre Werderin në vendin e 13-të më 30 pikë, pesë larg zonës së barazhit.

 

Leave a comment