Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Mulaj e Bunjaku suspendohen me nga tri ndeshje për një rast të veçantë

Tuesday, 13 March 2018 10:53

auto fa163a58d99e207b67cc6cc22804d00a1520927204

Me të përfunduar ndeshja derbi e javës së 24-t të kategorisë së dytë të Zvicrës në futboll ndërmjet Xamaxit dhe Schaffhausenit, të dielën, me kartonë të kuq u ndëshkuan Liridon Mulaj i Xamaxit dhe Imran Bunjaku i Schaffhausenit.

Ndeshjen e fitoi Xamaxi (1:0), që është lider. Ndërkohë Schaffhauseni është i treti. Në përfundim të ndeshjes u krijua një tollovi, ku u përfshinë shumë lojtarë, ndërsa arbitri ndëshkoi dy shqiptarët me të kuq.

 

Të hënën Federata e Futbollit e Zvicrës, përkatësisht komisionet e saj, i suspenduan për tri ndeshje si Mulajn ashtu edhe Bunjakun.

 

“Lojtari i Xamaxit, Liridon Mulaj dhe ai i Schaffhausenit, Imran Bunjaku janë suspenduar për tri ndeshje, për shkak të një zënke mes tyre", ka shkruar sajti i kampionatit zviceran.

 

Por në raportin e ndeshjes së publikuar nga Schaffhauseni shkruan se vendimi i arbitrit ishte i dhënë gabimisht dhe se dy lojtarët nuk patën konflikt mes tyre.

 

Schaffhauseni ka raportuar se në zhveshtore është tentuar që kjo t'i bëhet e ditur referit, por vendimi i së hënës bënë të qartë se ai ka mbetur prapa vendimit të tij. Schaffhauseni ka shkruar se ka pasur një konflikt fillimisht mes Charles-Andre Doudinit të Xamaxit dhe Asllan Demhasajt të Schaffhausenit, në të cilin janë përfshirë edhe lojtarë të tjerë.

 

 

Leave a comment