Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Reperi Craig Mack vdes në moshën 46 vjeçare

Tuesday, 13 March 2018 14:33

665173588

Reperi, Craig Mack i cili këndoi në vitet e 90-ta ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare.


Lajmin e ka konfirmuar producenti i tij, Alvin Toney për Daily News.


“Zoti e bekoftë mikun tim. Ai ishte njëri nga shokë e mi më të mirë” tha ndër të tjera Toney.


Gjithashtu producenti i tij tha se reperi ishte i sëmurë kohëve të fundit dhe madje ai i kishte thënë se e ndjente se nuk i kishte mbetur shumë jetë.


Ai ishte larguar nga bota e muzikës në vitin 2007 për t’iu përkushtuar fesë, e po ashtu nuk u paraqit më në media deri në vitin 2012 kur nisi të qarkullonte një video e cila e tregonte ish-reperin duke frekuentuar kishën.


Craig kishte filluar të bënte rep që në moshën 12 vjeçare, ndërsa ndërroi jetë në një spital afër shtëpisë së tij në Karolinën e Jugut. /radiovalarinore/

 

 

Leave a comment