Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Kim Kardashian në kopertinën e revistës “Elle” (Foto)

Tuesday, 13 March 2018 15:19

dsdsdsd

Kim Kardashian ka bërë paraqitjen e radhës, këtë herë duke mbuluar kopertinën e revistës prestigjioze “Elle”, për muajin prill.

Përveç setit fotografik të realizuar ekskluzivisht për magazinë, Kim ka treguar edhe shumë gjëra për jetën e saj si nënë dhe bashkëshorte.

 

Ajo ka treguar se si ka ndryshuar sa i përket asaj se si të tjerët flasin për të, duke e kritikuar.

 

“Në fillim, i merrja personalisht fjalët e të tjerëve. Tani jam fokusuar në jetën time dhe nuk më intereson se çka thuhet për mua. Por betohem se kjo jetë nuk është për të gjithë. Jo çdokush mund ta përballonte këtë, por unë jam mësuar me këtë tashmë”, është shprehur Kim duke iu referuar thashethemeve kundrejt saj.

 

Ylli televiziv 37 vjeçar ka folur edhe për familjen dhe fëmijët, ku ka treguar se nuk do të dëshironte më shumë se 4 fëmijë, duke e arsyetuar me kohën e ngjeshur ka ajo tashmë për 3 fëmijët dhe bashkëshortin.

 

Kim ka treguar edhe për marrëdhënien me Kanye West, duke u shprehur se janë një çift që e balancojnë njëri tjetrin me karaktere.

 

“Ai më ka mësuar që ti krijoj vetes më shumë se një opsion. Unë i kam mësuar atij që të jetë më i qetë dhe më i durueshëm. Krijojmë një balancë të mirë”, është shprehur Kim për reperin Kanye West. /radiovalarinore/

 

kim kardashian elle 01

 

kim kardashian elle 02

 

kim kardashian elle 03

 

kim kardashian elle 04

 

kim kardashian elle 05

 

kim kardashian elle 06

 

kim kardashian elle 07

Leave a comment