Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Albert Kamy

Friday, 30 March 2018 13:01

f6cada07fa21ff47d54fd967ceaed0fb.900x613x1 e1507411116542 900x580

Mondovi, 7 nëntor 1913 - Villeblevin, 4 janar 1960, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957.

Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.

 

U lind me 7 nëntor 1913. I ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.

 

Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".

 

Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".

 

Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit", sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin "absurd". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësise së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama. "Kaligula", me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula.

 

Drama tjetër është "Të drejtët" himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën" ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja" që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.

 

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.

 

Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel.

 

Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.

 

Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë" që e botuan më pas nën kujdesin e së bijës më 1994.

 

 

Leave a comment