Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Bananja dhe përfitimet e saj

Monday, 09 April 2018 10:24

banane 4 e1484043099773

Bananja është një nga pemët që ka shumë aftësi ushqyese. Bananja përmban shumë kalium i cili është një mineral i rëndësishëm stabilizim të shtypjes së gjakut, zemër të shëndoshë si dhe eshtra të forta.

Nëse hani dy banane në ditë, do të parandaloni hipertensionin, aterosklerozën si dhe do të keni eshtra më të forta. Bananet poashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

 

Bananet përmbajnë fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes.

 

Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve me diarre, forcon sistemin imunitar, mbron zorrën e trashë nga kanceri dhe më shumë.

 

Fibrat kontribojnë në rritjen e thithjes së mineraleve nga zorrët, duke zvogëluar thithjen e kolesterolit dhe baraspeshimin e nivelit të sheqerit në organizëm.

 

Por mund të shfrytëzohet edhe lëvorja e bananes e cila ka shumë dobi dhe shumë përfitime.

 

Nëse doni dhëmbë më të bardhë, mos e hidhni lëvoren e bananes. Shfrytëzojeni anën e brendshme të lëvorës së bananes për të fshirë dhëmbët tuaj në mënyrë të vazhdueshme. Ju do të shihni rezultatet për disa javë.

 

Lëvorja e bananes njihet për aftësitë e saj për eliminin e dhimbjeve. Në rast se keni parë njolla në lëkurën tuaj, atëhërë fërkoni ato për 10 minuta me lëvoren e bananes dhe do të shihni dallimin shumë shpejt.

 

 

Leave a comment