Tensioni normal tek njerëzit është në mes 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet si normal dhe i shëndetshëm mirëpo kur tensioni bie në nivelin e 90/60 apo më poshtë, atëherë pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.
Trajtimi varet nga shkaqet, nëse një person ka tension të ulët si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër atëherë tensioni humbet kur të trajtohet sëmundja paraprake.
Sidoqoftë, më poshtë mund të lexoni disa këshilla sesi mund ta kontrolli tensionin e ulët të gjakut, si dhe ushqimet që duhet t’i konsumoni:
Reduktoni apo eliminoni alkoolin pasi shkakton dehidrim.
Mbathni çorapë të ngjeshura me qëllim të përmirësimit të qarkullimit të gjakut.
Flisni me mjekun menjëherë.
Ushqimet të cilat përmirësojnë gjendjen e personave me tension të ulët të gjakut janë:
Bananet
Shalqiri
Çokollata
Ushqimi djegës. /radiovalarinore/