Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Të dhënat e Facebook u vodhën edhe në Kosovë

Thursday, 12 April 2018 10:43

a3b8e1 20180409 facebook cambridge analytica 768x512

Skandali i rrjetit të madh social Facebook po diskutohet tash e një kohë.


Së fundmi edhe drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg është përgjigjur para Kongresit amerikan për shfrytëzimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve.


E sipas ekspertit të kibernetikës, Hekuran Doli edhe në Kosovë janë vjedhur të dhënat nga Facebook.


Postimi i tij i plotë:


“Te dhëna u vodhën edhe ne Kosove
Skandali Facebook vs Cambridge Analytica është një nga qindra mijëra rastet kur platforma OpenGraph e Facebook, por edhe platforma tjera online, abuzohen per te cenuar te drejtën e privatësisë se qytetareve. Raste identike te cenimit te privatësisë përmes aplikacioneve si pyetësori i Aleksandr Kogan potencialisht mund te këtë pasur edhe ne Kosove.
Per shembull, e tere kampanja "Misioni i Ri" dhe "Fondi i punësimit", e zhvilluar ne rrjetet sociale nga PDK, është bazuar rreth një aplikacioni ne Facebook, i cili nder te tjera ka bere grumbullimin e te dhenave te qytetarëve. Sipas deklaratave te PDK ne atë kohe kane qene 200.000 qytetarë te abonuar. Nuk e di thellësinë e informacioneve qe ky aplikacion ka grumbulluar, mirepo OpenGraph ne atë kohe ka lejuar qe te merren detaje te thella jo vetëm te personit qe abonohet ne aplikacion por edhe te shokëve te tije ne Facebook. Pra, teknikisht nese ky aplikacion ne Facebook ka pasur 200.000 abonent, kompania e kontraktuar nga PDK për te menaxhuar kampanjën "Misioni i Ri" ka grumbulluar informacionet personale te pak a shume te gjithë qytetareve te Kosovës. Do te kishte qene mire me u interesu se ku janë këto te dhëna sot dhe për çfarë shfrytëzohen ato?” /radiovalarinore/

 

 

Leave a comment