Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Kombinimet e ushqimeve që ndihmojnë parandalimin e kancerit

Friday, 13 April 2018 10:48

albstroka blog lorena stroka wikipedia biografia shkrime cilat ushqime permbajne me shume hekur se mishi

Sipas Institutit Amerikan për Hulumtimin e Kancerit në vaktin e ngrënies, mbani një balancë të të paktën 2/3 ushqimeve me bazë bimore dhe jo më shumë se 1/3 proteina me bazë shtazore.


Frutat dhe perimet janë të pasura me lëndë ushqyese që luftojnë kancerin, dhe sa më shumë ngjyrë të kenë, aq më shumë lëndë ushqyese përmbajnë. Konsumoni sa më shumë perime, si të gjelbra, të kuqe dhe portokalli.


Folate është një lloj i rëndësishëm i vitaminës B që mund të ofrojë mbrojtje kundër kancerit të zorrës, rektumit dhe gjirit. Bollguri dhe të gjitha llojet e drithërave janë burime të mira të folates. Burime të tjera të mira të folates janë shpargu dhe vezët.


Disa studime e kanë lidhur konsumimin e domateve me uljen e rrezikut të një sërë lloje kanceri, përfshirë edhe kancerin e prostatës.


Studime sugjerojnë gjithashtu se produktet e përpunuara të domates, si lëngu i saj, salca ose pasta rrisin potencialin për luftimin e kancerit. /radiovalarinore/

 

 

Leave a comment