Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Cilat janë simptomat dhe si mund ta shmangim alergjinë?

Saturday, 14 April 2018 10:43

spring allergies AAHC image

Ekspertët kanë publikuar disa mënyra në revistën “Newsweek” për simptomat e alegjive si dhe për mënyrat si mund ta shmangim alergjinë.


Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty.


Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë prandaj shpesh ajri i kondicionuar është më i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku qëndroni.


Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.


Pastroni shpesh hundët tuaja, është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë.


Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3.


Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji.


Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin.


Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina dhe mund të shmangin reaksionet alergjike në organizmin tuaj.

 

 

Leave a comment