Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Stresi u arrestua për përdorim kokaine

Saturday, 14 April 2018 11:30

stresi 8

Këngëtari nga Shqipëria, Stresi është arrestuar mbrëmë nga Policia shqiptare, raportojnë mediat ën Shqipëri.


Sipas deklaratës së tij në polici, duket se këngëtari është përdorues i lëndëve narkotike.


“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj” ka thënë Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik, Stresi.


Ai tha se në lokalin ku policia bëri arrestimin, lëndët narkotike të llojit kokainë e kishin sjellë disa djem, pa i detajuar emrat e tyre.


Sipas njoftimit të Policisë shqiptare të arrestuar janë Arkimed Lushaj, 30 vjeç dhe Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, gjithashtu procedurë për arrestim është hapur edhe tre persona të tjerë.


Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e mbajtjes”, “Përshtatje të lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallzim të krimit” sipas Kodit Penal në Shqipëri.


Stresi nuk përballet për herë të parë me drejtësinë, pasi edhe kohë më parë ishte arrestuar, e madje ai kishte ikur nga burgu. /radiovalarinore/

 

 

Leave a comment