Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Chonchita Wurst me HIV

Monday, 16 April 2018 13:45

maxresdefault

Conchita, e cila fitoi konkursin e Këngës në Eurovizion për Austrinë në vitin 2014, ka HIV. Kjo është ajo që vetë muzikanti njoftoi në Instagram.

Conchita Wurst është identiteti i artistit Thomas Neuwirth.

 

Ajo ka thënë se ishte e detyruar nga një mik që të konfirmonte se është e prekur nga virusi HIV pozitiv për vite me radhë.

 

“Unë kam qenë me HIV pozitiv për vite", shkruan 29-vjeçari. "Kjo në të vërtetë nuk është relevante për botën e jashtme, por unë nuk i jap askujt të drejtën për të më trembur dhe për të ndikuar në jetën time".

 

Për dy arsye ajo e kishte mbajtur këtë gjë sekret deri tani: "Gjëja më e rëndësishme ishte familja ime: do të doja t'u kisha ruajtur atyre vëmendjen që sjell statusi i të infektuarit me HIV-it të djalit, nipit apo vëllait tënd. Dhe së dyti: është e rëndësishme vetëm për njerëzit me të cilët është i mundur kontakti seksual”.

 

Miqtë dhe të afërmit e Conchitës kanë qenë gjithmonë të vetëdijshëm për diagnozën e saj dhe e mbështesin pa kushte.

 

Ylli i Eurovizionit thotë se është nën trajtim dhe prandaj ka nivele të ulëta të HIV-it në gjak. Prandaj, ajo nuk do të jetë në gjendje ta transmetojë virusin. /radiovalarinore/

 

 

Leave a comment