Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Shqipëria cakton miqësore me këtë Kombëtare

Monday, 16 April 2018 14:02

1508332038miqesore ndaj turqise

Pas ndeshjes me Uellsin, më datë 20 nëntor,tashmë është konfirmuar për t’u luajtur miqësore tjetër nga kuqezinjtë e drejtuar prej Christian Panuccit. Kësaj here Shqipëria do të përballet me Jordaninë, më 10 tetor, po në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, do të luhet në periudhën kur zhvillohen sfidat e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të “UEFA NATIONS LEAGUE”, si dhe dy ballafaqimet miqësore.

 

Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë sot zhvillimin e ndeshjes miqësore SHQIPËRI-JORDANI.

 

 

Leave a comment