Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj

Tuesday, 08 May 2018 10:35

auto jaka61440686335

Sekreti i lëkurës së bukur dhe rinore nuk bazohet vetëm në përmbajtjen e kremrave të shtrenjta, por edhe në pijet natyrale të perimeve që nuk mund të aplikohen në lëkurë por duhet të konsumohen.


Trangulli njihet për efektin qetësues dhe kjo i atribuohet vitaminës C por acidi silikik si një përbërës tjetër i trangullit është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të muskujve të indit lidhës.


Kur trangulli shoqërohet me ujë, natyrisht që hidraton dhe i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.


Selino përmban vitaminë B që stimulon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe mban lëkurën të shëndetshme.


Në ndërkohë nivelet e larta të antioksidantëve, duke përfshirë vitaminat C dhe E, që gjenden në çajin e gjelbër ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.


Përbërësit:
2 tranguj të qëruar
4 kërcej të selinos
2 filxhanë të çajit të gjelbër organik


Përgatitja dhe konsumimi:


Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni mirë. Nëse është e nevojshme dhe e shihni se masa që e keni përgatitur është shumë e trashë, shtoni edhe pak ujë.


Konsumoni këtë pije sapo ta përgatisni të freskët.

 

 

Leave a comment