Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Telefonat e parë me 5G debutojnë këtë vit?

Friday, 11 May 2018 10:24

0cfe8522a5cd63e1fc9e9b0a4e95976f2eb8c809

Edhe pse shumica e kompanive dhe operatorëve do të nisin linçimin e produkteve të para me 5G vitin e ardhshëm, disa lojtarë agresivë rajonalë janë gati të përmbushin kërkesa e standardit të ri celular i cili ofron shpejtësi deri në katër herë më të larta sesa 4G/LTE.


Zëvendës presidenti i Qualcomm Durga Prasad Malladi tha se shumica e pajisjeve me 5G pritet të debutojnë vitin e ardhshëm, specifikisht në fillim të 2019-ës.


Megjithatë sipas tij disa operatorë kanë shprehur vullnet për komercializimin e 5G-së që nga ky vit.


Disa operatorë janë në proces të finalizimit të teknologjive për pajisjet e para 5G. Në varësi të bandave që operojnë, operatorët mund të ofrojnë shpejtësi nga 1Gbps deri në 4.5Gbps.


Në janar Qualcomm u shpreh se pret që telefonat e parë 5G të debutojnë në CES 2019 por presioni i lartë nga kompanitë dhe operatorët ka bërë që ky afat të tërhiqet me disa muaj.

 

 

Leave a comment